Qysh na Dulëm kaq Happy?

Prishtinë | 20 Mar 2025 | 21:13 | Nga Shenoll Muharremi

Kur e lexova qat lajmin që jena populli ma i lumtun në rajon, thash me vete: “Hajt bre, na të lumtur? Secilën ditë ma lodhni kryet tu u anku diçka. Deshta me hi fell me lexu metodologjinë e sondazhit, me kuptu “qysh dreqin na dulëm kaq happy” po e lash. Le çka thojnë tjerët, ma mirë se na s’e njeh kërkush vetën!

Pastaj kur e nisa analizën shkencore dhe eksperimentn mendor në trunin tem, më ra në mend një teori: “Mos po marrim anti-depresanta të fortë na e spo e dimë?” Hina me i pa të dhënat nga Open Data (importin nga dogana), po importi i tyre kish pas qenë i vogël. Domethënë, nuk është as kjo.

Erdha te një konkluzioni filozofik: “Me qenë i lumtur është një zgjedhje, o vëlla!” Nuk ka shumë lidhje sa e ke rrogën, sa t’ka hyp çmimi i specave, a sa t’shtrenjtohet rryma. Qata që janë të menëçëm janë të lumtur. Se nuk jena na budallenj e me qenë të palumtur:)

Në fund të ditës, lumturinë e akordon në tru. E vendos vetë, “unë jam i lumtur” edhe e ke rregullu punën. Përndryshe, po harroni. A e dini si kemi qenë në vitet e 90-ta? A po harroni 600 vjet robëri? Normal që jena të lumtur tash. Kemi liri, kulm mbi kokë, bukë me hangër. Kemi familje, kemi dashni, kemi miq që na qesin kafe e na çojnë meme.

Mirë deri këtu, kemi përparu. Po tash qysh me bo që përveç lumturisë, me kërku edhe kushte ma të mira të jetës e biznesit? Qysh me pas qeverisje që nuk na merr për budallenj? Qysh me bo që mos me dhënë votën kot, po me i shti politikanët me punu për neve, e jo veç për vete? A nuk po e shihni si po rritet kostoja e jetës, e ata as kokën nuk po e lëvizin, se trupin e gojën as që bëhet fjalë?

Po, mirë jemi. Po jo aq mirë sa duhet. Me qenë i lumtur është mirë, ama me qenë i zgjuar edhe ma mirë. Se lumturia të qet në gjumë, po zgjuarsia e mençuria të çon përpara. Qatëherë bëhet puna e madhe. Ama bahet bre, pse jo:)😏

Të ngjashme