Qytetarë, artdashës, miq, politikanë dhe familjarë zhvillojnë homazhe në nder të aktorit Mirush Kabashi

Prishtinë | 06 Dhj 2023 | 12:54 | Nga Ekonomia Online

Pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë, aktori i madh i skenës dhe filmit shqiptar, Mirush Kabashi, u shua të martën në moshën 75-vjeçare.

Këtë të mërkurë prej orës 10:00 po mbahen në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë dhe homazhet në nder të figurës së tij..

Disa nga artistët që shkuan për homazhe ishin Luftar Paja, Zamira Kita, Kastriot Çushi, Zhani Ciko, Aishe Stari dhe shumë të tjerë.

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla dhe kryetari i Tiranës, Erion Veliaj po ashtu zhvilluan homazhe.

Mirush Kabashi ishte aktor i rreth 100 roleve, në teatër dhe filma. Shpesh ka qenë edhe prezantues i aktiviteteve të shumta artistike.

Gjithashtu, Kabashi është cilësuar si një nga interpretuesit më të mëdhenj të poezisë në Shqipëri.

Të ngjashme