Qytetarët ankohen për parregullsi dhe mashtrime me çmime, kërkohen më shumë inspektorë

Prishtinë | 15 Mar 2023 | 20:20 | Nga Ekonomia Online


Në Ditën Ndërkombëtare të Konsumatorit, qytetarët janë ankuar për mashtrime me çmime dhe mos respektim të të drejtave të tyre. Organizatat që merren me të drejtat e konsumatorëve, thonë se parregullsitë dhe mashtrimet po bëhen për shkak të mungesës së inspektorëve. Derisa, nga Agjencia e Ushqimit thonë se kanë kapacitete të limituara, porse po mundohen t’i jenë afër qytetarëve.

Po e kontrollon për herë të fundit faturën para se të dalë nga dyqani.

Izet Hysenit, disa herë i ka ndodhur që çmimet e produkteve në rafte të dallojnë nga çmimet në faturë.

Në Ditën Ndërkombëtare të Konsumatorit, qytetarët thonë se nuk janë të mbrojtur dhe se nuk ka mbikëqyrje të institucioneve si për çmimet, ashtu edhe për kualitetin e produkteve.

Shkeljen e të drejtave të konsumatorit, e thonë edhe Selatin Kaçaniku, nga organizata “Konsumatori”.

Sipas tij, kjo gjë edhe më shumë shtohet pasi Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, nuk ka inspektorë të mjaftueshëm për t’i mbikëqyrur këto parregullsi.

Mungesën e inspektorëve e konfirmojnë edhe nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.

Mirëpo, zëdhënësi i këtij institucioni, Lamir Thaçi, thotë se me ato kapacitete që kanë, po mundohen të jenë afër konsumatorit.

15 marsi njihet si Dita Ndërkombëtare e Konsumatorit, që për qëllim ka mbrojtjen e konsumatorëve.

Mbrojtja, ka të bëjë me ruajtjen e shëndetit dhe sigurisë së konsumatorëve, si dhe me mbrojtjen e tyre nga çdo praktikë abuzive e tregtarëve.

Të ngjashme