Qytetarët bëjnë thirrje që të dëgjohen ndërkombëtarët për targat, e përkrahin edhe Qeverinë

Prishtinë | 27 Tet 2022 | 09:00 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Çështja e shtyrjes se vendimit për ndërrimin e targave për qytetarët serb të Kosovës ka ndarë qytetarët në dy mendime, disa mendojnë që kryeministri Albin Kurti duhet t’i dëgjojë ndërkombëtarët për shtyrjen e afatit, e disa të tjerë thonë se duhet të veproj sipas vendimit që tashmë ka marr, për mosshtyrje të afatit.

Murat Ajeti tha për Ekonomia Online se është më rëndësi ruajtja e partneritetin me ndërkombëtarët, por është mirë që afati të mos shtyhet sepse nga kjo përfiton Beogradi.

“Kjo është shumë më rëndësi me e ruajt partneritetin me ndërkombëtarët. Po sigurisht Kurti nuk mendon vetëm vetë i ka edhe këshilltarët për rreth, por mundësisht mirë është të mos shtyhen, se sa herë kjo ndodh përfitohet në kohë nga Beogradi, ata përfitojnë në kohë dhe gjithmonë është në favor të tyre”.

Ai shtoi se edhe nëse nuk shtyhet ky afat nuk pret që të ketë trazira nga ana e serbëve.

“Nuk mundet me pas trazira sepse ne jemi, produkt i perëndimit, jemi shtet ende në zhvillim, edhe me pas trazira mund të jenë shumë të vogla, por problemi është sepse serbët përfitojnë gjithmonë në kohë aty është problemi”, tha ai.

Një qytetarë tjetër u shpreh se kryeministri do t’i dëgjoj ndërkombëtarët, duke shtuar se në si shtet jemi të përkrahur nga ta dhe çdo propozim i tyre është në të mirën e Kosovës.

“Jam i bindur që Kurti do t’i dëgjoj dhe ka mi dëgjuar, jam i bindur që është përfundimtarja e marrëveshjes definitive me iniciativa të ShBA-së. Si do që të jetë, edhe Kurti edhe ne si vend, duhet me tregu që edhe ne kemi Kushtetutën tonë, ligjet tona të cilat duhet të respektohen. Shtet-formimi jonë është i përkrahur nga perëndimi, kështu që çdo propozim nga ShBA-ja është në favore tonin. Serbia është shumë e varur nga Rusia, kështu që unë mendoj që thehen gjërat. Targat janë të rëndësishme, por më e rëndësishme është marrëveshja përfundimtare”.

“Nuk mendoj që do të ketë trazira, mund të jenë sporadike por nuk kish qenë determinuese për me ndrruar diçka në aspektin që të rrezikohet siguria e vendit tonë” tha ai.

Rexhep Zagragja, tha se qeveri duhet të veproj sipas vendimeve të veta dhe se nuk duhet të ketë kthim prapa, pasi që sipas tij që 20 vite Kosova ka vepruar sipas dëshirës së Serbisë.

“Ne jemi shtet, Kurti kryeministër e respektoj çka thotë ai, plotë me vendim. Do të ketë trazira por nuk besoj sepse janë ndërkombëtarët, nuk duhet mi besuar fortë çka thonë ndërkombëtarët. Sipas vendimit të vetë të veproj qeveria nuk ka kthim prapa, boll që 20 vite duke u kthyer për qef të Serbisë, shtet jemi. Nëse duma shtet që jo i thojmë Serbisë hajdeni” tha ai.

Shaip Hasani, u shpreh se në lidhje më këtë çështje Kurti duhet të koordinohet më të huajt, por se duhet që të kembgulë për t’i bindur ata se më këtë çështje është mjaftë.

“Kryeministri duhet të koordinojë me ndërkombëtarët, por duhet të këmbëngulë për aq sa është e mundur për ti bindur edhe ata së kur bëhet boll është boll, kur është mjaftë është mjaftë, sllavi nuk bindet me fjalë, vetëm kur vendoset për muri e pranon disfatën e vetë. Edhe ndërkombëtarëve duhet të ju tregohet se ajo që është bërë boll është boll më, jo vetëm për targat por për shumë procese të tjera. Serbët në parim aq shumë e kanë ngrit çështjen dhe janë lidhur me liderin e tyre”, tha ai.

Të ngjashme