Qytetarët bëjnë thirrje të konsumohen prodhimet kosovare, kështu kontribuojmë për vendin

Prishtinë | 09 Jan 2023 | 11:52 | Nga Artiona Çtaku Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Gjatë ditëve të fundit janë shtuar thirrjet për të blerë produkte vendëse, sidomos përmes fushatave në rrjetet sociale nga vetë qytetarët.

Këtë apel të hënën e bënë edhe disa qytetarë të intervistuar nga Ekonomia Online në sheshet e kryeqytetit.

Shaqir Canolli tha se të gjithë duhet të kontribuojmë për vendin tonë.

“Ata (që nuk konsumojnë) i kisha dënuar… Më mirë se vendi yt nuk ka edhe gjithë duhet më kontribuar për vend tonë, se badihava vendi i huaj nuk të mban si mos të këqyrsh për veti, për familje tënde së pari duhet me menduar tani për të tjerët”, theksoi Canolli.

Hajdar Pasha tha se duhet të konsumohen produktet vendëse, e mandej ato të vendeve tjera, përveç produkteve të Serbisë që sipas tij, nuk duhet konsumuar fare.

Mirëpo shtoi se nuk ka vetëdije kombëtare për konsumim të prodhimeve vendëse.

“Së pari me i përdorë produktet vendore, nëse s’kemi produkte të mjaftueshme vendore prej të gjithëve duhet më marrë po, prej Serbisë jo, se këta po i akuzojnë jo doganën, jo Qeverinë, t’i duhesh me i akuzuar mas pari vetveten që t’i s’ki vetëdije kombëtare”, tha Pasha për Ekonomia Online.

Njëjtë u shpreh edhe Fahredin Murati nga Podujeva. Madje sipas tij, inspeksioni duhet që të monitorojnë marketet për vendosjen e flamujve te produktet.

“Njëfarë vërejtje ndaj marketeve që më të vërtetë e qet produktin e tyre e flamurin nganjëherë edhe tonin kombëtar, edhe të vendeve mike ato i kisha dënuar me kanë si inspeksion bukur shumë”, tha Murati.

Të ngjashme