Pas reformës së menaxhimit të mbeturinave nga ana e Komunës së Prishtinës, qytetarët janë duke paguar faturat e mbeturinave në zyrat postare të Postës së Kosovës, pa asnjë cent provizion.
Qytetarët e kryeqytetit kanë zgjedhur Postën për pagesën e faturës për mbeturina jo vetëm se ky shërbim ofrohet falas në Postë por edhe për arsye të numrit të madh të zyrave postare në çdo lagje të Prishtinës.
Për dallim nga institucione të tjera, numri i madh i zyrave të Postës në Prishtinë dhe rrethinë iu mundëson qytetarëve që pa u detyruar të presin në radhë, pa pasur nevojë për shpenzime në transport, parking, etj., të kryejnë këtë obligim ndaj Komunës.
Marrëveshja për pagesën e taksës së mbeturinave është nënshkruar nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe kryeshefi ekzekutiv i Postës, Sejdi Hoxha. Ky projekt është duke u zbatuar me sukses të plotë nga ana Postës së Kosovës.
Komuna e Prishtinës dhe Posta e Kosovës kanë bashkëpunim edhe në fusha të tjera me qëllim që qytetarit të kryeqytetit t’i ofrohen shërbime sa më cilësore, sa më afër vendbanimit dhe pa provizion.
Posta e Kosovës është ndërmarrja e vetme publike që ofron shërbime financiare për të gjitha llojet e shërbimeve për qytetarët e Kosovës.