Qytetarët ikin kur çmimet janë të larta, e pagat e ulëta!

Prishtinë | 18 Jan 2024 | 23:06 | Nga Ekonomia Online

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratikë të Kosovës, Rrezarta Krasniqi në dokumentarin në “Politiko” të përgaditur për liberarizimin e vizave në Kosovë ka folur për situatën se përse po ikin kosovarët nga vendi.

Krasniqi për këtë situatë ia ka vënë fajin Qeverisë së vendit, pasi që ka thënë se qytetarët po ikin sepse çmimët në vend janë shumë të larta por gjithashtu pagat e tyre janë të ulta dhe kjo është një situatë shqetësuese.

“Në Kosovë ende ka pagë 190 euro, ende më markete ka pagë 230 euro dhe kjo është shumë shqetësuese sepse me këtë pagë nuk mund të bëjë asgjë. Çmimet në vend janë shumë të larta”, ka thënë ajo.

Të ngjashme