Qytetarët informohen rreth sëmundjeve të zemrës dhe mundësitë e parandalimit

Prishtinë | 28 Sht 2018 | 12:55 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), sikurse dhe para qendrave të mjekësisë familjare në Prishtinë është bërë matja e shtypjes të kalimtarëve te rastit, si dhe shpërndarja e materialeve edukative-shëndetësore, me rastin e Ditës Botërore të Zemrës, raporton Ekonomia Online.

Gani Bajraktari profesor dhe Kryetar i Shoqatës së Kardiologëve të Kosovës, i cili po qëndron në sheshin “Zahir Pajaziti” për të informuar qytetarët, tha se ky aktivitet ka për qëllim sensibilizimin e qytetarëve rreth sëmundjeve të zemrës.

“Ne kemi zgjedhur aktivitetin për sensibilizimin e popullatës dhe do bëjmë dy aktivitete, një në Prishtinë dhe një nesër në Prizren është organizuar nga shoqata e kardiologëve të Kosovës për të sensibilizuar popullatën rreth parandalimit të sëmundjes së zemrës”.

“Sëmundjet e zemrës janë shkaktuari kryesor i vdekshmërisë sot ne botë dhe për ketë arsye një sensibilizim i popullatës për mbrojtjen e zemrës është një mirëseardhje e mirë për parandalimin e kësaj sëmundje si mënyrë shumë më e mirë se sa mjekimi, i cili edhe është i kushtueshëm, por jo edhe komplet i mjekueshëm”, tha ai.

Ai tha se parandalimi i sëmundjeve të zemrës është mënyra më e mirë për një popullatë të shëndetshme.

Bajraktari tha se fletushkat të cilat do të u jepen kalimtarëve të rastit përmbajnë informacione të mjaftueshme për të kuptuar qytetarët se parandalimi i sëmundjeve të zemrës është shumë i rëndësishëm dhe si duhet të mbrohemi.

“Duhet të luftojmë faktorët e rrezikut që janë për sëmundjet kardiovaskulare që janë pirja e duhanit, shtypja e lartë e gjakut, çrregullimet e yndyrave, diabeti e faktorët e tjerë”, tregoi Bajraktari

“Jemi të impresionuar me interesimin e popullatës, shumë njerëz vijnë e informohen nga mjekët e rinj, masin tensionin e gjakut dhe në ketë mënyrë marrin edhe fletushka që u shërbejnë dhe i lexojnë për parandalimin e këtyre sëmundjeve”, tha ai.

“Ne si institucione publike dhe si shoqatën e kardiologëve kemi arritur që nëpërmjet aktiviteteve shkencore profesionale dhe nëpërmjet shkollimit të kuadrit këtu dhe jashtë vendit të jemi në nivel relativisht të kënaqshëm”, shtoi Bajraktari.

Florina Ushaku Grezda, mjeke dhe koordinatore për edukim dhe promovim shëndetësor, tha se sot kjo qendër ka pasur aktivitete të ndryshme për vetëdijesimin e qytetarëve dhe se vizitë kanë pasur edhe në shtëpinë e pleqve.

“Sot është dita Botërore e Zemrës mbahet në mbarë botën dhe ne kemi vendosur që në të gjitha qendrat familjare të mbajmë aktivitet qoftë brenda apo jashtë qendrës në ndonjë institucion të afërt që mundet me qenë shkollë apo tjetër”, tha Ushaku.

“Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare sot ka vizituar Shtëpinë e Pleqve me kohëzgjatje 1 orë dhe të pranishmëve u është bërë matja e tensionit dhe u janë dhënë këshilla adekuate për një zemër të shëndoshë”, tha Ushaku.

Ushaku tha se edukimi shëndetësor duhet të jetë i vazhdueshëm gjatë tërë vitit. Ajo po ashtu njoftoi se   ky aktivitet nuk po mbahet jashtë qendrës për shkak të motit të ftohtë, raporton EO.

“Viteve të kaluara e kemi mbajt aktivitetin jashtë dhe ka qenë nxehtë, nuk kam dashur që tani është koha ftohtë qytetarët të masin tensionin në atë ambient”, tha ajo.

Të ngjashme