Ka nisur një peticion nga qytetarët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut për moslargimin e ambasadorit shqiptar në Shkup, Denion Meidani, pas raportimeve se mund të shkarkohet nga detyra.
Sipas peticionit, janë mbledhur rreth 4000 nënshkrime, ku qytetarët i kërkojnë institucioneve shqiptare që të mos e largojnë Meidanin, duke vlerësuar rolin e tij në përfaqësimin e komunitetit shqiptar dhe afërsinë me problemet e tyre.
Pas publikimit të këtyre raportimeve në media, Ministria e Punëve të Jashtme ka mohuar zërat për shkarkimin e ambasadorit, duke i cilësuar si “hamendësime të pabazuara” dhe duke theksuar se çdo vendimmarrje për lëvizjet diplomatike bëhet në bazë të procedurave ligjore dhe institucionale.
Në disa media ishte raportuar se ambasadori shqiptar në Shkup, Denion Meidani, mund të largohej nga detyra pas mbështetjes së tij ndaj protestës së studentëve shqiptarë për provimet e jurisprudencës në gjuhën shqipe. Këto raportime kanë nxitur reagime dhe diskutime në opinionin publik.
Arbresh.info ka kontaktuar edhe Ambasadën e Shqipërisë në Shkup për një qëndrim lidhur me këtë çështje, por deri në momentin e publikimit të lajmit nuk është marrë ende përgjigje
Në këtë link gjendet edhe peticioni: