Qytetarët kërkojnë të zhvillohet mbledhja e dy qeverive: Pa bashkëpunim me Shqipërinë, s’ka rezultatet

Prishtinë | 16 Tet 2023 | 10:40 | Nga Valmire Abdullahu

Qytetarët po kërkojnë që udhëheqësit e Kosovës e Shqipërisë të bashkëpunojnë më shumë në njëri-tjetrin, raporton Ekonomia Online. Edhe mbledhjen e anuluar të dy qeverive, ata po kërkojnë që të mbahet.

Mina Rrahmani, tha se bashkëpunimi është i domosdoshëm, duke shtuar se për anulimin e mbledhjes është dashur të ketë konsultim paraprak.

Ai thotë se marrëdhëniet ndërmjet krerëve të institucioneve nuk janë të mira, ndonëse fajin nuk po e merr as Edi Rama e as Albin Kurti.

“Duhet me bashkëpunuar, ata e ndërprenë edhe Qeverinë kanë pasur mbledhje, është dashur me u bashku dhe me biseduar. Cilin ta pyesësh thotë që unë nuk jam fajtorë, fajin kurrkush s’po e merr”.

Duke komentuar Samitin e Berlinit që po mbahet në Tiranë, Dim Alia, tha se edhe përkundër rëndësisë pa pasur bashkëpunim me Shqipërinë rezultatet janë të pakta.

“Gjithsesi duhet me bashkëpunuar, pa lidhshmëri më Shqipërinë s’ka kurgjo, duhet më u bashku s’kanë ka shkojnë, se kanë qare, Kurti nuk lëshon pe”.

Mustafë Morina, tha se pa pasur marrëveshje nuk ka përparim për asnjërin shtet, raporton EO.

“Sipas gjuhës që kemi duhet, ne një komb jemi, nëse nuk arrijmë marrëveshje mes veti është çështje e keqe”.

kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka thënë se në Samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë s’do të flitet për agresionin e Serbisë ndaj Kosovës.

Rama ka deklaruar se hapësira për diskutim të hapur mes të pranishmëve është e programuar, por siç tha ai, nuk është një samit i cili merr përsipër të gjejë zgjidhje për probleme lidhur me çështjen e Banjskës, por janë probleme që trajtohen dhe duhet të zgjidhen nën ombrellën e BE-së. Në këtë samit merr pjesë edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

Të ngjashme