Qytetarët optimistë e të lumtur, përkundër krizave të vazhdueshme

Prishtinë | 30 Dhj 2022 | 08:36 | Nga Artiona Çitaku Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kriza ekonomike, por edhe ajo politike që kanë goditur vendin kanë shqetësuar qytetarët, duke ndikuar edhe në cilësinë e jetës së tyre.

Por edhe përkundër kësaj disa qytetarë të intervistuar nga Ekonomia Online, po shprehen optimistë dhe të lumtur. Se kosovarët janë më të lumturit në rajon u tha edhe në Raportin e Lumturisë Botërore.

Bajram Demaj tha se shqiptarët gjithmonë i ka mbajtur shpresa se një ditë do të bëhet mirë edhe përkundër krizave të vazhdueshme.

“Sa i përket pyetjes tuaj që e bëtë gjithë shqiptarët janë të gëzueshëm, të disponueshëm. Po, kjo na ka mbajtur neve, se çfarë krizash kemi pas edhe politike, ekonomike po qajo shpresa”, tha Demaj për Ekonomia Online.

Gjithashtu edhe Azem Murseli u shpreh shkurtimisht se në vend gjendja është e mirë është në përgjithësi.

“Ma mirë nuk ka qenë kurrë, mirë është, besoj që po”, tha Murseli.

Por Besa Osmani u shpreh shumë dyshuese se kosovarët janë më të luturit në rajon, për shkak të gjendjes aktual që po mbretëron në vend.

“Apo a nuk e di, ndoshta po s’po ju besoj hiq” tha Osmani.

Edhe një qytetar thotë se nuk është e mundur një gjë e tillë për shkak se Kosova është vendi më i varfër në Ballkan.

“Po çfarë lumturie bre, një popull më i varfër në Evropë e në Ballkan kah lumturia”, u shpreh ai.

Njëjtë si ky mendon edhe Faik Krasniqi, i cili thotë se nuk kemi arsye për të qenë të lumtur.

“Jo morë çfarë më të lumtur kush ka thanë, nuk e paskam parë vetëm po dyshoj se s’kemi asnjë arsye për me qenë të lumtur” tha një qytetar.

Në bazë të Raportit në listën e vendeve më të lumtura që përpilohet çdo vit nga Raporti Botëror i Lumturisë , Finlanda fitoi vendin e parë në vitin 2022 si vendi ku njerëzit jetojnë më mirë.

Rezulton se shtatë vendet më të lumtura në botë janë të gjitha vendet e Evropës Veriore. Finlanda zuri vendin e parë, për të katërtin vit radhazi, me një rezultat total prej 7,842 (nga 10)

Finlanda pasohet nga Danimarka me 7,620, Zvicra me 7,571, Islanda me 7,554, Holanda me 7,464, Norvegjia me 7,392 dhe Suedia me 7,363 pikë.

Vendi më pak i lumtur në botë për të jetuar është Afganistani, i renditur i 149-ti. Ky pozicion mund t’i atribuohet shkallës së ulët të jetëgjatësisë dhe normave të ulëta të produktit të brendshëm bruto për frymë. Pesë vendet e fundit përfshijnë Zimbabvenë, Ruandën, Botsvanën dhe Lesoto.

Sa i përket Ballkanit, Kosova është vendi i renditur më së miri, duke zënë pozitën e 32-të. Më pas vjen Serbia në vendin e 48-të, ndërsa Kroacia ra në vendin e 59-të. Bosnja dhe Hercegovina është në vendin e 63-të, e ndjekur nga Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut në vendin e 71-të dhe 92-të, respektivisht.

Rumania është në vendin e 45-të, Hungaria e 52-ta, Bullgaria e 86-ta dhe Shqipëria e 91-ta.

Të ngjashme