Qytetarët që kanë llogaritë e bllokuar nga përmbaruesit do të mund t’i tërheqin mjetet e 10 përqindëshit

Prishtinë | 24 Dhj 2020 | 16:27 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Drejtësisë, ka njoftuar se ka marr qëndrim të qytetarët që kanë llogaritë e tyre të bllokuara të mund t’i tërheqin mjetet e 10 përqindëshit nga Trusti Pensional

Këtë lajmë e ka bërë të ditur ministri i Drejtësisë, Selim Selimi.

Postimi i plotë i tij:

Ministria e Drejtësisë në përgjigje të Shoqatës së Bankave të Kosovës, merr qëndrim që: dhjetë përqindëshi (10%) i kursimeve pensionale të përjashtohet nga përmbarimi, në mënyrë që pjesëmarrësit//qytetarët  të mund t’i tërheqin në tërësi dhjetë përqindëshin (10%) e kursimeve pensionale nga bankat komerciale në rast se llogaritë e tyre rezultojnë të bllokuara në procedurën përmbarimore, marrë parasysh qëllimin e Ligjit për nr.07/L-016 për Rimëkëmbjen Ekonomike, si dhe dispozitat e Ligji nr.04/L-139 për Procedurën Përmbarimore dhe Ligjit nr. 04/L-101 për Fondet Pensionale të Kosovës

 II. Marrë parasysh qëllimin e Ligjit për nr.07/L-016 për Rimëkëmbjen Ekonomike, dhe në përgjigje të Shoqatës së Bankave të Kosovës, Ministria e Drejtësisë në pajtim me dispozitat e Ligjit nr.04/L-139 për Procedurën Përmbarimore dhe Ligjit nr. 04/L-101 për fondet pensionale të Kosovës, Ministria e Drejtësisë, merr qëndrim që:

Dhjetë përqindëshi (10%) i kursimeve pensionale të përjashtohet nga përmbarimi, në mënyrë që pjesëmarrësit/qytetarët  të mund t’i tërheqin në tërësi dhjetë përqindëshin (10%) e kursimeve pensionale nga bankat komerciale në rast se llogaritë e tyre rezultojnë të bllokuara në procedurën përmbarimore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme