Qytetarët të jenë më aktivë në proceset e vendimmarrjes në komuna

Prishtinë | 30 Jan 2018 | 14:56 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Organizata Jo-Qeveritare INPO sot përmes një konference ka publikuar doracakun për “Fuqizimin e Pjesëmarrjes Publike në Vendimmarrje”, për nivelin lokal të qeverisjes.

Informatat, metodat dhe përvojat që trajton doracaku janë specifike dhe të përshtatura në kontekstin komunal. Gjithashtu doracaku më vete shtjellon pjesën ligjore, teorike dhe praktike të pjesëmarrjes qytetare në proceset vendimmarrëse duke paraqitur praktika të mira se si duhet realizuar pjesëmarrjen qytetare në vend.

Ky doracak i referohet zyrtarëve komunal dhe organizatave të shoqërisë civile(OShC) mirëpo mund të shfrytëzohet edhe nga akterë të tjerë, përfshirë qytetarët e rëndomtë.

Përmbajtja e këtij doracaku u prezantua në prani të eksponentëve të ndryshëm nga qeverisja komunale, përfaqësues të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, shoqërisë civile dhe medieve, të cilat e vlerësuan pozitivisht punën e organizatës INPO.
Sekretarja e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Rozafa Ukimeraj falënderoi INPO-në për publikimin e këtij Doracaku dhe vlerësoi se përmbajtja e dokumentit mund të ju shërbej shumë mirë zyrtarëve komunal si dhe në të njëjtën kohë të informoj qytetarët për të drejtat e tyre për të qenë pjesëmarrës në procese të ndryshme komunale.

Doracaku u vlerësua pozitivisht edhe nga panelistët e tjerë të pranishëm. Nënkryetari i komunës së Ferizajt, tha se ky dokument ka me qenë pjesë e punën sonë për të qenë sa më efektiv në përmbushjen e detyrave tona karshi qytetarëve.

Drejtorja Ekzekutive e INPO-së, Albulena Nrecaj, theksoj se angazhimi i INPO-së që nga fillimi ka qenë promovimi dhe fuqizimi i pjesëmarrjes qytetarëve në proceset vendimmarrëse, më qëllim që qytetarët në komuna dhe grupet e interesit të kenë mundësi që të avokojnë për çështje sociale, politike, ekonomike, forcimin e parimeve të transparencës dhe llogaridhënies në institucione publike.

Të ngjashme