“Çfarë kërkon kjo shenjë në pjesën Veriore të Republikës së Kosovës? Këto ditë është shënuar kjo shenjë më të bardhë në fshatin Vllahi -Mitrovicë , Shalë të Bajgores nga ketu kufiri deri në Jarinë ka 50 kilometra, shenjë e ngjajshme sikur kufiri Holandë-Belgjikë!”, ka shkruar një qytetar i Mitrovicës dha ka publikuar foto.
“Kërkojmë sqarim nga Instucionet e Republikës së Kosovës së për qfarë arsye janë vendosur keto shenja në mesë të fshatrave shqiptare në pjesë Veriore të Kosovës!”, ka shtuar ai.
Ndërkohë, zyrtari i KFOR’it, Vincenzo GRASSO, i ka parë këto foto të shtunën. Është përgjigjur se me sa ka informacione këto shenja nuk janë të misionit ushtarak të NATO’s në Kosovë.
“Me aq sa di unë, KFORI nuk ka të bëjë asgjë me këto shenja. Për herë të parë po i shoh. Jam i sigurt që këto shenja nuk janë vendosur nga NATO-ja. Unë pyeta nëse dikush di më shumë rreth kësaj dhe për çdo të re tjetër do të ju njoftoj”, ka thënë Grasso, për Gazetën Express.
Shqetësimet e banorëve të Mitrovicës për ndarjen dhe vendosjen eventuale të ndonjë kufiri atje vijnë në kohën kur po flitet mes Kosovës dhe Serbisë për ndryshim të kufijve.
Presidenti Thaçi e ka promovuar këtë ide prej fillimit të këtij viti, kur kishte dështuar të shfuqizonte Gjykatën Speciale dhe kishte nisur idenë e korrigjimit të kufirit me Kosovën.