Qytetari serb: Duam kryetar legjitim, s’mundet një shqiptar me 3% të votave ta drejtojë një komunë

Prishtinë | 19 Jan 2024 | 11:25 | Nga Valmire Abdullahu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Një serb nga Zveçani që nuk ka dashur të tregojë emrin e tij, ka thënë për Ekonomia Online, se peticioni është tregues i qartë që qytetarët janë pro zgjedhjes së një kryetari legjitim.

Sipas tij, një shqiptar nuk mund të jetë kryetar komune me tre për qind të vota.

Kërkesë e tij është bashkëjetesa me shqiptarë, teksa Kosovën e quan edhe të serbëve.

“Që shqiptari të bëhet kryetar në komunën e  Zveçanit, kjo nuk është legjitime. Populli e ka treguar se është për zgjedhjen e kryetarit legjitim. Le ta thotë populli fjalën e vet. Nuk mundet që një shqiptar me 3 për qind të votave ta drejtojë një komunë. Askund në botë nuk ndodh kjo”, u shpreh ai.

Si pronar i një biznesi, ky qytetar nga Zveçani ka thënë se do të jetë në këtë komunë.

“Ne duam që të bashkëpunojmë me shqiptarët dhe të jetojmë së bashku në këto hapësira. Mbi baza reale e të sinqerta të jetojmë pranë njëri-tjetrit. Kosova është e tyre por edhe e jona që jetojmë këtu. Personalisht kam dhënë  dëshmi se dua të jetoj këtu me shqiptarët, sepse kam biznesin tim dhe dua që të jetoj këtu me familjen time. Nuk dua që me tre fëmijët e mi të detyrohem të shpërngulem. Dua të jetoj e të punoj këtu së bashku me shqiptarët dhe serbët”, u shpreh ai.

Të ngjashme