Qyteti i nëndheshëm në Kukës si potencial turistik

Prishtinë | 26 Sht 2019 | 14:42 | Nga Ekonomia Online

Përfaqësues të lartë të Bankës Botërore kanë shfaqur interes për qytetin e nëndheshëm të Kukësit pas reportazhit të transmetuar një muaj më parë në ABC News Banka Botërore e sheh vend-strehimin nëntokësor si një potencial për zhvillimin e turizmit.

Gati një muaj pasi ABC News transmetoi pamjet ekskluzive të vendstrehimeve nëntokësore në Kukës aty mbërritën përfaqësues të insitucioneve financiare ndërkombëtare. Qyteti i nëndheshëm ka ngjallur interes tek zyrtarët e Bankës Botërore.

Një histori e panjohur më parë prej tyre, por pas vizitës në tunel e shohin si një potencial për zhvillimin e turizmit.

“Kukësi është një qytet i bukur me potenciale për zhvillim e turizmit dhe bujqësisë.Tuneli ishte shumë interesant dhe përmes tij mund të zhvillohet turizmi. Ne jemi të interesuar për zhvillimin e turizmit dhe infrastrukturës. Inkurajoj banorët që të jenë kreativ dhe të punojnë sëbashku dhe të mendojnë për zhvillimin e rajonit”.

“Jam i interesuar për historinë në Shqipëri, pjesë e historisë së botës. Nuk e dija që në Kukës kishte një tunel nëntokësor. Personalisht mendoj se ky tunel mund të shërbejë shumë mirë për zhvillimin e turizmit në të ardhmen”.

Zyrtarët e lartë të Bankës Botërore në Uashington u takuan edhe me kryetarin e Bashkisë Kukës, Safet Gjicin dhe banorë të fshatit Shtiqen ku u diskutua për projekte të përbashkëta në fushën e turizmit dhe infrastrukturës rurale. Kujtojmë se një vlerësim i fundit i Bankës Botërore për zhvillimin e rajoneve në Ballkanin Perëndimor e renditi Kukësin në mesin e rajoneve më të varfra në Ballkan./ABC News.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme