Adrien Rabiot nuk ka arritur të ambientohet me futbollin italian.
Mesfushori francez iu bashkua Zonjës së Vjetër gjatë afatit kalimtar veror si futbollist i lirë.
Rabiot nuk është preferuar nga trajneri Maurizio Sarri dhe kjo është arsyeja që ai ka kërkuar largimin nga klubi.
Juventus nuk e ka ndërmend ta pengojë largimin e tij, pasi Rabiot ka zhgënjyer me paraqitjet e tij dhe për më tepër është ndër lojtarët më të paguar me shtatë milionë euro pagë vjetore.
Adrien Rabiot. (Photo by Fred Lee/Getty Images)
Tottenham Hotspur është skuadra që po e kërkon me ngulm transferimin e tij në Ligën Premier.
Juventus ka biseduar me drejtuesit anglez dhe është gati ta përfshijë francezin në ofertë për Cheistian Eriksenin.
Gjithsesi sipas mediave italiane e sigurt deri më tani është vetëm largimi i Rabiot nga Zonja e Vjetër, pasi askush në klub nuk ka mbetur i kënaqur me paraqitjet e tij. /Telegrafi/