Racizmi kulturor i Ben Blushit!

Prishtinë | 15 Tet 2023 | 21:22 | Nga Halil Matoshi

Tue u marrë me futbollin kombëtarist, Ben Blushi harron se kjo lojë âsht sot industri dhe përshkruan ma s’ miri konditat e tregut të hapun kapitalist, përfshi lirinë e zgjedhjes dhe globalizimin.

1.

Secili futbollist i talentuem – pos Koresë së Veriut – e gëzon të drejten me i mbrojtë ngjyrat e akëciles kombëtare në botë, varësisht rregullave të FIFA-s dhe interesit idividual, që e shpreh lirisht Dhe Kjo nuk ka t’bâj me teoritë kombëtariste dhe me kombet supremaciste, si në ndërdijen e Blushit.

Ç’âsht ky hez i ri me riaktualizu nji etni (kombin etnik) tue cilësu si komb unik, në epokën kur shteti modern dhe kushtetues po ia thith fuqitë imagjinare nji strukture politkisht të konstruktueme në shekullin 19 dhe fillimin e shekullit 20!?

2.

Dhe kulmi i racizmit kulturor, që kufizohet me fashizmin âsht fjalia e tij ikonike: “Kombëtarja e Shqipërisë (…) që mund të shkatërrojë dy shtetet ku shqiptarët nuk do donin të ishin. Kosovën dhe Maqedoninë.”

Sëpari, vet ideja e shkatërrmit të shteteve âsht kurdo dhe kudo fashiste, qoftë ky shkatërrim vetëm i sferes së futbollit!?

Dhe e dyta, tezë arbitrare, anmiqsore dhe e peshtirë del nga goja e nji shkrimtari të mirë si Blushi, se “…mund të shkatërrojë dy shtetet ku shqiptarët nuk do donin të ishin”.

Dmth shqiptarët e Kosovës që derdhen gjak e djersë, sëpaku që nga viti 1968 për nji Republikë të tyre sovrane – nji shtet kombëtar – nuk po dojkan me ekzistu shteti i tyne ose sëpaku nuk po dojkan të ishin Kosovë, por qe, shtetin kombëtar ua imponuen!

Kish me qenë qesharake po të mos ishte e rrezikshme.

Sëkëndejmi, Blushi duhet me ditë që jo vetëm Kosova që në Kushtetutën e saj, ka parashenja të qarta kombëtare (simbolet kombëtare (Shih pikën 3 të Marrëveshjës së Ohrit.), Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) si forcë kombëtare mbrojtëse (Neni 126 [Forca e Sigurisë e Kosovës] 1. Forca e Sigurisë e Kosovës është forcë kombëtare e sigurisë për Republikën e Kosovës, dhe 
mund të dërgoj pjesëtarët e saj jashtë vendit në përputhje të plotë me përgjegjësitë e saj 
ndërkombëtare.

3.

Nji pandehmë tjetër skajmënisht e pargumentume e Blushit âsht kur e ka vù theksin te ekonomia e rritur kombëtare, disponimi si reflektim në rritjen e sukseseve të kombëtares në futboll, gjâ që nuk përkon fare me realitetin, pra as rrethana e pasunimit nuk e ngritë nji kombëtare të madhe; shembulli i ShBA-së, që âsht e në ranglistën e FIFA-s e 11-â me 80,034 USD derisa Argentina âsht e para me vetëm 13,297.42 USD për frymë.

Por as vendet relativisht të vorfuna nuk janë se luejnë ma keq se Shqipnia që âsht e 62-a në ranglistën e FIFA-s me 8,057.49 US$, me shtatëfish ma pak të ardhuna jânë kombëtarja e Senegalit e 20-a me 1,714.65 USD, Kameruni e 41-a në këtë ranglistë me 1,721.95 USD.

Apo kombëtaret amerikanojugore si Peru, 22-a, me GDP për frymë prej 6725.00 USD në përfundim të vitit 2023; Ekuadori 38-a, me GDP 5730.00 USD (2023); Paraguaj e 52-a, me 5,842.96 USD; Venezuela e 53-a, me 3,640.81 USD e kështu me radhë.

4.

Pa e ditë me e bâ dallimin thelbësor teorik mes formacioneve shoqnore si popull, etni, komb dhe shtet, Blushi poashtu nuk ka kah me e ditë faktin se etnitë e ndryshme bâjnë kombe unike si Zvicra, Amerika, Kanadaja dhe psh. Indonesia që përbâhet nga 1340 etni por âsht nji komb unik. Etnitë lidhen me shtetin/komb në bazë te nji Kushtetute dhe nji Ligji që vlen per te gjithë, jo për hamendjet e Blushit e kângët e Shkurte Fejzes, si “tradita të shpikura”, simas librit të edituar nga Eric Hobsbaem dhe Teremce Ranger.

“Në historinë e Botës nuk ka asnjë Kombëtare që furnizohet nga tre shtete fqinje si kjo Kombëtare që furnizohet njëkohësisht nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia.”, thotë Blushi pa bâ asnji përpjekje me msu faktet që janë të qasshme për secilin që i kërkon ato para besimit në faktet imagjinare.

Blushi ka harru faktin se të gjitha shtetet e Gadishullit tonë, Shqipnia, Serbia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia dhe Kroacia tubojnë futbollistë nga tre-katër shtete.

Serbia psh. mbledh futbollistë nga nga katër shtete (Serbia, Mali i Zi, Bosnja (Republika Srpska) dhe Kosova!

Kurse kombëtarja kosovare merr lojtarë poashtu nga katër shtete: Kosovë, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia Kosova nga Serbia e merr Arton Zekaj, i lindun në Suboticë të Vojvodinës, i cili luejti për kombëtaren Serbe dhe tash do të luej për Kosovën!)

Nga Maqedonia e Veriut kishte marrë Shaban Zenku-n, futbollistin nga Kërçova që luajti për tri kombëtare brenda një viti, tek Kosova U18, kaloi tek Shqipnia U18, teksa në fund zgjodhi Maqedoninë e Veriut.

Nga Mali i Zi e ka marrë portierin Arijanet Anan Muriqi, i cili luejti për këtë kombëtare (U21);

Mali i Zi poashtu mbledh në kombëtare futbollistë nga Mali i Zi, Serbia dhe Kosova!

Fatos Beqiraj âsht kosovari që luajti për kombëtaren e Malit të Zi etj.

Kroacia që mbledh futbollistë nga vet Kroacia, nga Mali i Zi (Radomir Đalović ka luajtur për kombëtaren e Malit të Zi, por kur kishte shkuar në Zagreb ishte shtetas i Serbisë për kombëtaren e Serbisë U18); nga Bosnja dhe Serbia (Rasti i Bojan Knežević që luan në Dinamo të Zagrebit i cili âsht serb etnik por kroat me shtetësi, që me gjasë ka zgjedhë t’i mbrojë ngjyrat e Serbisë!?

Lojtari nga zemra e Bosnjës (Nova Bila) Silvija Ilinković, ka luejt për kombëtaren boshnjake U-16, por në fund e zgjodhi kombëtaren kroate.

Dhe plot shembuj të ngjashëm.

5.

“Kjo është arsyeja që mijëra tifozë kosovarë e braktisin kombëtaren e tyre që përfaqson një shtet dhe ndjekin kombëtaren e Shqipërisë që përfaqëson një komb”-shkruen manej Blushi pa e vra mendjen se tifozëritë rëndom ndjekin sukseset e jo shtetet. Po të kualifikohej kombëtarja kosovare, Shqipnia për fansat kosovarë kishte me u vù në plan të dytë, sepse Dardanët kishin me e marr më vete edhe zemren e Shkurte Fejzës dhe kângën “Mora fjalë”, që i dedikohet luftës së Kosovës!

“Kombëtarja e Shqipërisë është në fakt Kombëtarja e tre shteteve, ose më saktë kombëtarja që mund të shkatërrojë dy shtetet ku shqiptarët nuk do donin të ishin. Kosovën dhe Maqedoninë.” – rreknehet Edhe ma fell ai.

Nëse dekonstruktojmë këtë fjali të Belushit, ai brenda saj ka aq kundërshti të mëdha sa që nuk do t’i ndodhin as nji amatori në shkrim por që e njeh sadopak logjikën formale., sepse thjesht tue mos i njoftë fare teoritë identitare dhe terminologjinë sociologjike, derisa thotë se “mijëra tifozë kosovarë e braktisin kombëtaren e tyre që përfaqson një shtet” – Dmth. autori e pranon se kosovarët e paskan kombëtaren e tyre (që e braktisën!? Siç!) për me rrshitë në jokonsistencë në vazhdim të te njâjtes fjali, se “kombëtarja shqiptare (që) përfaqëson një komb” (unik) përfaqēsuaka tre shtete!?

E kombëtaret e këtyre tre shteteve kâ përfaqësojnë, xhanëm ti Beni!?

Nëse kombëtarja e Shqipnisë është e kombit unik shqiptar, e, Komiteti Olimpik i Shqiperise, a e përaqëson shtetin apo kombin shqiptar? Zyrtarisht emnohet si Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSh) tue përdor nocionin komb. Po, Komitetet Olimpike të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut kân e përgaqësojnë (kombin serb, në Kosovë apo atë kosovar dhe kombin maqedonas që nuk e njeh Bulgaria por që në kombëtaren e saj luejë gjashtë shqiptarë etnik (Enis Bardhi, Arijan Ademi, Ezgjan Alioski, Visar Musliu, Valon Ethemi, Agon Elezi.)

6.

Blushi pavetëdijshëm ka rrshitë në antikosovarizëm (racizëm kulturor) sëkëndejmi , tue i pa gjânat me shpirtin kolektiv të turmave, e kombin si tablo biologjistike, harron se ka knejpari edhe individë që kanë qasje jopopuliste për kombin tue pa atë si solidarësi qytetare (kombi civic) e jo gjak, gjuhë e troll!

Të ngjashme