Tollovi e madhe po bëhet te zyrat e Agjencia e Regjistrimit Civil, ku u nevojit edhe ndërhyrja e Policisë së Kosovës për të mbajtur rendin, raporton Ekonomia Online.
Aty janë mbledhur një numër i madh i qytetarëve, duke mos respektuar distancën sociale, përkundër rekomandimeve të vazhdueshme të profesionistëve mjekësorë.
Megjithatë, disa prej tyre shihen të kenë maska, për çka Instituti i Shëndetësisë Publike tha se duhet të jenë obligative.
Në Kosovë aktualisht janë 1756 raste me Coroanvirus, 968 të shëruar dhe 34 të vdekur.