Rafa Benitez afër rikthimit te Newcastle me dy transferime që tashmë janë identifikuar

Prishtinë | 26 Maj 2020 | 14:17 | Nga Ekonomia Online

Rafa Benitez dëshiron të rikthehet te Newcastle United, derisa është bërë e ditur se klubi mund të kalojë nën menaxhimin e një grupi investitor nga Arabia Saudite.

Spanjolli kishte qëndruar te Magpies për tri vite në mes të viteve 2016-2019, duke e arritur promovimin nga Championshipi në Ligën Premier.

Ai u largua në vitin 2019 nga skuadra angleze shkaku i buxhetit të limituar, për të kaluar më pas se klubi kinez Dalian.

The Telegraph raporton se Mike Ashley do të shesë klubin te Princi nga Arabia Saudite, Mohammad bin Salman, që ka një pasuri mbi 260 miliardë euro.

Me ardhjen e tij në krye të Newcastles, Benitez do të kishte mundësi të transferonte top lojtarë, derisa John Sontes i Manchester Cityt dhe Ross Barkley i Chelseat mund të jenë dy transferimet e para. 

Të ngjashme