Rafet Jashari tregon arsyet e dorëheqjes nga pozita e Kryeshefit të Postës së Kosovës

Prishtinë | 09 Kor 2021 | 08:50 | Nga Ekonomia Online

Ushtrues i Detyrës së kryeshefit të Postës Rafet Jashari, ka dhënë dorëheqje të pa revokueshme nga ky post, që nga dita e sotme, shkruan Gazeta Metro.

Rreth dy muaj më parë Rafet Jashari, ishte emëruar u.d i kryeshefit të Postës së Kosovës, nga Qeveria Kurti duke e zëvendësuar kështu Xhevdet Smakiqin, i cili ishte shkarkuar nga kjo pozitë.

Jashari ka dhënë dorëheqje të parevokueshme dhe më nuk do ta ushtrojë postin e Ushtruesit të Detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv të Postës, raporton gazetametro.

Gjithashtu në e-mailin që u ka dërguar kolegëve të tij, Jashari ka thënë se këto janë arsye personale të cilat ia kanë bërë të pamundur që ta ushtrojë këtë detyrë.

“Të nderuar kolegë, U.D Kryeshef Ekzekutiv, Rafet Jashari, Ju njofton se nga nesër me datë 09.07.2021, jap dorëheqje të parevokueshme nga pozita e U.D Kryeshefit Ekzekutiv të NPQ Posta e Kosovës SH.A. Deri tek ky vendim jo i lehtë kam ardhur për shkak të arsyeve personale të cilat më kanë pamundësuar që të vazhdojë ushtrimin e kësaj detyre. Gjatë kësaj periudhe një mujore kemi punuar ngushtë me stafin e ndërmarrjes drejt realizimit të objektivave të cilat synim kryesore e kanë pasur ringjalljen e Postës”, ka shkruar Jashari në mesazhin dërguar kolegëve të tij.

Më poshtë keni e-mailin e siguaruar nga Metro, ku Jashari njofton për dorëheqjen e tij.

Të ngjashme