Rafuna: “Super Puna” nuk po ndikon në zhvillim ekonomik

Prishtinë | 11 Qer 2024 | 10:16 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna ka deklaruar se vonesat e Qeverisë për t’i subvencionuar bizneset shkaktojnë pasiguri.

“Nuk është mirë që ka vonesa, sepse shkakton sfida për bizneset dhe pasiguri”, tregon Rafuna

Sipas Rafunës, “Super Puna” nuk po ndikon në zhvillim ekonomik.

Ai thotë se duhet të ketë investime publike e private për ndikim në zhvillim.

“Platforma e Qeverisë kështu siç po shkon tani nuk ka ndikim në zhvillim ekonomik. Duhet investime publike, private e shërbime sa më të mëdha për të pasur ndikim në zhvillimin ekonomik”.

Të ngjashme