Rahovec, gjendet një trup i pajetë – dyshohet për vrasje

Prishtinë | 09 Maj 2019 | 12:31 | Nga Ekonomia Online

Në fshatin Qifllak të Rahovecit në orët e hershme të mëngjesit është gjetur një trup i pajetë.

Këtë për klankosova.tv e konfirmoi Yllka Shehu, zëdhënësja e Prokurorisë së Gjakovës, e cila tha se ky trup është gjetur në oborrin e një shtëpie.

“Me të marrë informatën nga Policia, Prokurori menjëherë ka dal në vendin e ngjarjes”.

“Trupi është gjetur me shenja dhune dhe dyshohet se është vrasje”

“Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, tha Shehu

Të ngjashme