Rahovec, goditet me pushkë ajrore një person

Prishtinë | 14 Shk 2022 | 09:54 | Nga Ekonomia Online

Një viktimë, mashkull kosovar, ka pësuar lëndime trupore pasi është goditur aksidentalisht me pushkë ajrore.

Sipas policisë, viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërkaq i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Lidhur me rastin, janë konfiksuar dy pushkë ajrore dhe 141 diabolla.

“Rahovec, 13.02.2022 – 14:50. Raportohet se viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore, pasi që ishte goditur aksidentalisht me pushkë ajrore nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima është dërguar në tretman mjekësorë. Janë konfiskuar dy pushkë ajrore dhe 141 diabolla. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje” thuhet në njoftimin policor.

Të ngjashme