Rahovec: Një i mitur bie nga dritarja

Prishtinë | 25 Pri 2018 | 10:31 | Nga

Një nxënës i klasës së shtatë të shkollës fillore ‘Bekim Sylka’ të komunës së Rahovecit është në gjendje kritike shëndetësore. Ai dje ka kërcyer nga kati i dytë i shtëpisë së tij.

I mituri para disa ditëve kishte marrë një vërejtje nga kujdestarja e klasës, ngase ajo e kishte gjetur atë me një shishe me nargjile. Kujdestarja e klasës i kishte kërkuar nxënësit që ta sillte prindin në shkollë. Viktima edhe të hënën është paraqitur në klasë. Por pas orës së tretë, ai është drejtuar për në shtëpi nga kujdestarja e klasës.

I mituri gjendet në spitalin e Prizrenit dhe gjendja e tij shëndetësore është kritike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme