Rahoveci, komuna që po i “shpëton” Coronavirusit

Prishtinë | 22 Pri 2020 | 08:20 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Rahovecit ende është e paprekur me coronavirus

Ndonëse disa persona kanë pasur kontakt me shtësin e fidaneve nga Komuna e Malishevës, pas testimeve kanë dal negativ,

Lajim e ka bërë të ditur kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi.

Njoftimi:

RAHOVECI VAZHDON TË MBETET I PAPREKUR NGA COVID-19

Të nderuar qytetarë,

Sapo jam informuar se nga 24 mostrat e marra nga IKSHPK nga qytetarët e Krushës së Madhe me rrethinë, të cilët kanë qenë të vetizoluar pas kontaktit me shitësin e fidaneve nga komuna e Malishevës, i infektuar me koronavirus, të gjithë kanë rezultuar NEGATIV. Pra, deri më tani nuk kemi asnjë rast me COVID-19 pozitiv në komunën tonë.

Faleminderit të gjithëve për vetëdijen e lartë që po e dëshmoni në këtë kohë kritike, poashtu, falënderoj IKSHPK dhe drejtorin, Dr. Naser Ramadanin për përkrahjen dhe bashkëpunimin!

Bashkë, me vetëdije të lartë dhe përgjegjësi kolektive, jam i sigurt se do t’ia dalim, siç ia kemi dalur në kohëra të vështira!

Gjithçka varet nga ju të dashur qytetarë!

#RRINËSHTËPI

Të ngjashme