Rahoveci me polici synon lirimin e trotuareve në qytet

Prishtinë | 25 Kor 2018 | 15:15 | Nga

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka pritur në takim komandantin e stacionit policor  të Rahovecit Osman Ismajlin .

Temë e këtij takimi ishte siguria në komunikacion ,lirimi i trotuareve nga shitësit ambulantiv dhe bizneset tjera të cilët ekspozojnë mallin e tyre.

Në fillim të takimit, Kryetari Latifi ka thënë se e dimë që gjatë kësaj kohe komunikacioni është i ngarkuar dhe kërkoj rritje të patrullimit dhe nga ana e policisë në mënyrë që siguria në komunikacion të jetë më e lartë. Ai gjithashtu ka thënë gjatë takimit se trotuaret janë të uzurpuara nga shitësit ambulantiv  dhe ka kërkuar nga Drejtoria e Inspeksionit që të asistohen edhe nga policia në mënyrë që të lirohen trotuaret dhe qytetarët të ecin lirshëm nëpër trotuare. Ai ka thënë se nuk jam për të dënuar askënd, por nëse ata e kanë  shkelur ligjin, sigurisht që do të dënohen bazuar në ligjet relevante që janë në fuqi, thuhet në njoftim.

Komandanti i stacionit të policisë në Rahovec, Osman Ismajli, ka thënë fillimisht se situata e sigurisë në territorin e Komunës së Rahovecit është e qetë dhe stabile, kriminaliteti është në rënie  dhe në gjashtëmujorin e parë të vitit 2018, nuk kemi asnjë rast me fatalitet-vdekje në komunikacion.

Sa i përket lirimit të trotuareve ai është shprehur se u janë përgjigjur pozitivisht kërkesave të inspektorëve të drejtorisë së Inspeksionit për ti asistuar në aksionet e tyre për largimin e shitëseve ambulant të cilët e ekspozojnë mallin e tyre në trotuar dhe që pengojnë lëvizjen e qytetarëve.

Në fund të takimit Kryetari Latifi dhe komandanti Ismajli, u dakorduan që në të ardhmen të ketë takime në mes të zyrtarëve të drejtorive të Shërbimeve Publike dhe asaj të Inspeksionit dhe Policisë së Kosovës stacioni në Rahovec.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme