Në Shtëpinë e Kulturës “Mensur Zyberaj” në Rahovec, sot u mbajt akademi përkujtimore për dëshmorët e kombit Mustaf Ibishi, Feriz Gashi, Xajë Pataqani, Malë Bashota, Halil Imeri, Jahë Kabashi, Qazim Bajraktari, Halil Sadria, të rënë në vitin 1946, transmeton Ekonomia Online.
Akademia përkujtimore u organizua, nën përkujdesjen e kryetarit të komunës, Smajl Latifi dhe në bashkëpunim me OVL e UÇK-në, dega në Rahovec.
Në fjalën e tij të mbajtur në akademi përkujtimore, Latifi ka thënë se edhe në këto anë në rajonin e Dukagjinit, Anadrinisë, si kudo në Kosovë e vise shqiptare, atdhetarët nuk ndaleshin, rezistenca dhe përpjekja për liri, nuk pushoi.
Duke folur për historinë e Mustaf Ibishi, Feriz Gashi, Xaj Pataqani, Malë Bashota, Halil Imeri, Jahë Kabashi, Qazim Bajraktari, kryetari Lafiti ka thënë se këta dëshmorë janë në mesin e dhjetëra e qindra atyre atdhetarëve që nuk pajtoheshin me sistemin e Jugusllavisë, e ashtuquajtur e re.
“Të vrapoje nën të tilla rrethana, jo vetëm se ishte vështirë, por ishte tepër me rrezik, por shpirti i madh i luftëtarëve që duan liri dhe janë të gatshëm të flijohen për të, nuk pyeste as për rrethanat e brendshme e as për ato ndërkombëtare”.
Në respekt të veprës dhe në nderim të jetës së dëshmorëve, Latifi familjarëve të dëshmorëve u ka ndarë mirënjohje.