Rahoveci do të realizojë edhe dy projekte sociale

Prishtinë | 30 Maj 2017 | 11:29 | Nga

Kryetari i Komunës së Rahovecit Idriz Vehapi, ka nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi- Bashkëfinancimi me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe “Caritas Kosova” për realizimin e projektit “Ngritja e përkujdesit shëndetësor ambulantor dhe shërbimeve sociale në familje (Home Care).

Nënshkrimi i Marrëveshjes për Bashkëpunim-Bashkëfinancimi, ka për qëllim ngritjen e përkujdesit shëndetësor ambulantor dhe shërbimeve sociale në familje (Home Care) në Komunën e Rahovecit, duke i mbështetur institucionet ekzistuese shëndetësore, të cilat janë nën menaxhimin e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Rahovec.

Kjo marrëveshje parasheh aktivitete të cilat do të mbështeten, mbikëqyren dhe monitorohen nga palët nënshkruese, kurse aktivitetet kryesore të kësaj marrëveshje do të jenë shërbimi shëndetësor ambulantor dhe shërbimi social në familje, ngritja e cilësisë së shërbimeve sociale dhe shëndetësore për qytetarët e Komunës së Rahovecit dhe zonave rurale , programit social shëndetësor dhe rritjen e stafit shëndetësor në punktet shëndetësore.

Periudha kohore e implementimit të marrëveshjes është nga data 01.06 2017 deri me 31.12.2017.Vlera e përgjithshme projektit është 70 mijë euro, Komuna e Rahovecit do të participojë me 40 mijë euro, MPMS me 20 mijë euro dhe “Caritas Kosova” 10 mijë euro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme