Rahoveci triumfon ndaj Trepçës

Prishtinë | 08 Dhj 2020 | 18:47 | Nga Ekonomia Online

Rahoveci ka shënuar fitore ndaj Trepçës me shifrat 81:78 (15:19, 28:14, 17:23, 21:22), në kuadër të javës së gjashtë të Prince Caffe Superligës.

Mysafirët e nisën ndeshjen më mirë mysafirët duke e fituar çerekun e parë 15:19. Por, në periudhën e dytë shumë më të mirë ishin vendasit, që e fituan këtë pjesë 28:14, derisa skuadrat shkuan në pushim me shifrat 43:33.

Trepça nuk u dorëzua dhe ishte më e mirë edhe në periudhën e tretë 17:23, derisa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 60:56. Në 10 minutat u zhvillua lojë interesante dhe e barabartë, por Vreshtarët arritën të ruajnë epërsinë dhe të fitojnë në fund me rezultat 81:78.

Te Rahoveci u dalluan Isaiah Traylor me 26 pikë e gjashtë asistime, Marvin Jones me 22 pikë, Alban Veseli me 16 pikë e 11 kërcime dhe Amadi Ikpeze me 11 pikë e 10 kërcime, kurse te Trepça më të mirët ishin Kalin Fisher me 24 pikë e shtatë kërcime, Mojeed Ewuosho me 17 pikë, tetë kërcime e gjashtë asistime, Davin Haygood me 14 pikë dhe Burim Zekiqi me 13.

Të ngjashme