Me përmirësimin e motit, Komuna e Rahovecit ka nisur punimet në disa projekte infrastrukturore, siç është asfaltimi i rrugës Rahovec-Potoqan i Ulët-Bërnjak, rregullimi i trotuarit në rrugën e “UÇK-së” faza e III në qytetin e Rahovecit, kubëzimi i rrugëve dhe rrugicave në qytetin e Rahovecit.
Për projektet të cilat janë nën përgjegjësin e DSHP-së, Muhamet Behra drejtor i kësaj drejtorie thotë se me përmirësimin e motit, operatoret ekonomik më të cilët kemi lidhur kontratat gjatë vitit 2016, dhe kontratat e lidhura gjatë këtij viti kanë filluar të punojnë.
Drejtori Behra, shprehet se me intensitet të madh është duke u punuar në asfaltimin e rrugës Rahovec-Potoqan-Bërnjak dhe bazuar në intensitetin e punëve kjo rrugë pritet të përfundoj shumë shpejt, kurse nga java që kemi lënë pas kanë nisur punimet në rregullimin e trotuarit në rrugën e “UÇK-së” faza e III dhe e fundit në bashkëfinancim me projekti Zviceran DEMOS dhe me gjatësi prej 2150 metra, kurse gjatësia e përgjithshme e këtij trotuari është 3150 metra, projekti tjetër në të cilin kanë filluar punime është edhe projekti për kubëzimin e rrugëve dhe rrugicave në qytetin e Rahovecit. Behra, thotë se pritet që shumë shpejtë të fillojnë punimet edhe në shumë projekte infrastrukturore, të cilat janë paraparë të realizohen gjatë këtij viti në gjithë territorin e Komunës.