Marrëveshja e nënshkruar mes Ministrisë së Financave dhe BERZh-it parasheh ndërtimi i impiantit për trajtimin e ujërave të zeza në rajonin e Ferizajt, përmes së cilës parandalohet shkarkimi i ujërave të zeza në lumenj.
“Nga ky projekt përfitojnë rreth 90 mijë qytetarë duke ndikuar në ruajtjen e burimeve lokale të ujërave. Gjithashtu, vlen të theksohet se projekti është në linjë me Strategjinë Nacionale të Ujërave për Kosovë (2023 -2027”).
“Në ceremoninë e nënshkrimit, Ministri Murati theksoi se ‘ky projekt do të ndikojë në ruajtjen e ambientit në komunat e Ferizajit dhe Kaçanikut si dhe në gjithë rajonin përreth’”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.
Ndërsa, Maslichenko tha se ky projekt do të ndihmojë në përmirësimin e cilësisë së mjedisit dhe shëndetit publik në Kosovë.
“Ne e vlerësojmë shumë bashkëpunimin me Qeverinë e Kosovës në sektorin e ujërave dhe mjedisit dhe shpresojmë që ky projekt të shërbejë si model i suksesshëm për projekte të ngjashme në të ardhmen”, tha ai