Mesfushori kroat, Ivan Rakitiç ka thënë se Barcelona ka marr një “vendim të keq” për të shitur Neymarin te Paris Saint-Germain, edhe pse u transferua për shifrën rekord prej 222 milionë euro.
Gjigantët e La Ligës e gjetën veten të detyruar në një qoshe pasi braziliani bëri të qartë se ai donte largimin dhe PSG paguante paratë për të prishur klauzolën e lirimit të tij.
Pasi u nda nga një prej sulmuesve kryesorë në futbollin botëror, Barcelona shpejt u orvat në përpjekje për të mbuluar.
Pjesa e tarifës që Neymar solli te klubi u shpenzua në transferimin e mesfushorit brazilian Paulinho dhe anësorit sulmues francez, Ousmane Dembele, por Rakitic pranon se 25-vjeçari do të jetë një autogol i madh në “Camp Nou”.
“Për mua personalisht, ajo ishte me të vërtetë e vështirë, jo vetëm sepse ai është një nga lojtarët më të mëdhenj, pasi gjithashtu, për mua, ai është një person i madh”, ka thënë fillimisht Rakitic për “BBC World Service”.