Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar me anë të një statusi në Tëitter në lidhje me rrezikun nga koronavirusi.
Rama bën të ditur se janë marrë të gjitha masat në një bashkëpunim të ngushtë edhe me Organizatën Botërore të Shëndetësisë.
“Koronavirusi nuk luftohet me politikë, as me gjithollogji dhe aq më pak me frikë dhe lëre pastaj me panik! Ne kemi qysh momentin e parë të shfaqjes së tij që përgatitemi, në bashkëpunim të ngushtë me Organizatën Botërore të Shëndetësisë. Kemi bërë e po bëjmë çdo gjë sipas planit”.
“Dhe në krye të të tërë delenxhinjve e parazitëve që lëshohen mbi publikun në nevojë për informacion, kanë dalë përsëri, si gjithnjë, politikanët e së keqes që duan kaos, rrëmujë, dëshpërim, në përpjekjen e dëshpëruar për të kthyer të shkuarën që i ka marrë me vete përgjithnjë”, ka shkruar Rama në Tëitter