Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka folur për veshjen e tij kontroverse gjatë Samitit të Triestes.
Në intervistën për In Tv, Rama tha se atletet e tij “Adidas” i pëlqyen shumë edhe presidentit francez, prandaj i dërgoi një palë dhuratë.
“Atje janë njerëz që kanë tjetër respekt për atë çfarë je dhe jo atë çfarë vesh. Presidentit të Francës i çova një palë atlete meqë i pëlqyen shumë të miat. I çova një palë atlete 44 dhe ai u gëzua”, tha Rama.
I pyetur për ditëlindjet që mban mend, ai tha se janë vetëm ditëlindja e Lindës, Zahos, Gregut, Reas, Anetës dhe Olsit.