Rama e quan të turpshëm mosdekretimin e Cakajt nga Meta

Prishtinë | 10 Jan 2019 | 14:08 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj vendimit të presidentit Ilir Meta për mosdekretimin e Gent Cakajt si ministër të Punëve të Jashtme të Shqipërisë.

Meta nuk dekreton Cakajn ministër të Jashtëm, e cilëson të papërgjegjshëm dhe papërvojë

Rama përmes Twitterit ka thënë se vendimi përveç se është antikushtetues, është i turpshëm dhe argumentet e dhëna janë të frikshme.

“Refuzimi i Presidentit për dekretimin e Ministrit të ri për Europën e Punët e Jashtme, është jo vetëm antikushtetues, po edhe i turpshëm. Argumentat e dhëna nga zoti President janë të frikshme për nivelin skandaloz dhe turpëruese për institucionin. Ndjesë Kosovës për këtë turp”, ka shkruar Rama.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme