Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se hapësira pranë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) është transformuar në një park publik.
Ai tha se nga aty janë larguar lodrat e vendosura më herët, për t’i kthyer qytetarëve një hapësirë të gjelbër dhe relaksuese. “Hapësirat publike po u kthehen qytetarëve,” theksoi Rama.