Rama ia mbylli sytë Kurtit – Muja: Do të doja që politikanët shqiptarë t’ia çelin sytë njëri-tjetrit

Prishtinë | 15 Tet 2022 | 12:14 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, thotë se do të dëshironte që politikanët shqiptarë t’ia çelnin sytë njëri-tjetrit pas gjithë zhvillimeve me të cilat po përballet bota.

Ai e bëri këtë deklaratë pasi u pyet për veprimin e kryeministrit shqiptar Edi Rama dje në Berlin ku ia mbylli sytë homologut kosovar Albin Kurti.

“Unë do të doja që politikanët shqiptarë t’ia çelin sytë njëri-tjetrit pak më shumë dhe kjo është shumë me rëndësi. Po kalojmë mbase momentet më vendimtare gjeopolitike dhe s’mund të themi se bota është e njëjtë që nga ndërhyrja ruse në Ukrainë që ka rrezikuar mirëqenien demokratike”.

“Është shumë e rëndësishme që politikanët shqiptarë t’ia çelin sytë njëri-tjetrit me gjithë këto zhvillime, jo me ja mshel”, tha Muja.

LEXONI EDHE:

https://ekonomiaonline.com/politike/raporti-i-ke-se-vv-thote-se-vendi-spati-kurre-vleresim-me-te-mire/

Të ngjashme