Kryeministri Edi Rama ka ndarë në mesnatë për të gjithë ndjekësit në rrjetin social Facebook se 17 pacientë kanë fituar betejën kundër Coronavirusi.
“LAJM I MIRË: 17 TË SHËRUAR SOT”, shkruan Rama në mesazhin e tij.
Kujtojmë se deri më tani të prekur nga virusi vdekjeprurës janë 409 persona, ndërkohë 23 kanë humbur jetën.
Që prej 9 marsit, ku u konfirmua rasti i parë me COVID, qytetarë shqiptarë kufizuan lëvizjet dhe shumë aktivitete u pezulluan.