Rama kërkon unitet politik për të ndërtuar një Kosovë me të ardhme evropiane

Prishtinë | 17 Shk 2024 | 12:18 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar se 17 shkurti është datë e rëndësishme për të gjithë shqiptarët. Gjatë seancës në Kuvendin Komunal për nderë të 16-vjetorit të Pavarësisë, Rama kërkoi unitet politik, raporton Ekonomia Online.

Derisa përkujtoi veprimtarët që janë angazhuar për pavarësi të Kosovës, i pari i Kryeqytetit tha se uniteti politik kërkohet për të ndërtuar një Kosovë me të ardhme evropiane.

“Udhëheqësit tanë politik në krye me ish-presidentin Ibrahim Rugovën që ngritën zërin gjithmonë kundër padrejtësive, veprimtarë që asnjëherë nuk e lanë shpresën të fiket, ushtaret e UÇK-së në krye me komandantin Adem Jashari, ta kujtojmë secilin që guxoi të merr këtë rrugë e që na shtruan rrugën të cilën ne festojmë sot. Flamuri jonë po valëvitet në rend me flamurë tjerë. Shteti jonë po përfaqësohet në Olimpiada e shume fusha të ndryshme me filma e sporte te dalluara”.

“17 shkurti është dita më e rëndësishme për të gjithë shqiptarët. Kjo datë hyri në zemrat e të gjithë shqiptarëve dhe jam i gëzuar kur shoh te gjithë në qytet e fshatra duke festuar këtë ditë, prandaj në prag të ditës së Pavarësisë, të bashkohemi së bashku”, deklaroi Rama.

Të ngjashme