Rama: Krijuam super ambient për të dashurit tanë, fëmijët me sindromën down dhe autizëm

Prishtinë | 18 Dhj 2023 | 14:43 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se kanë krijuar ambiente të veçanta për fëmijtët me autizëm dhe sindormën down.

“Kemi krijuar super ambient për të dashurit tanë, për fëmijët me sindromën down dhe autizëm”, kështu ka njoftuar Rama në një postim në Facebook, përcjell Klankosova.tv.

Sipas të parit të kryeqytetit, këto hapësira do të u mundësojnë fëmijëve të ndjekin programe dhe aktivitete për të përmirësuar zhvillimin e tyre intelektual, emocional e shpirtëror.

“Në këto hapësira të reja, shumë komode, në bashkëpunim me ekspertë të fushës, fëmijët do të ndjekin programe dhe aktivitete të dizajnuara posaçërisht për të përmirësuar zhvillimin e tyre emocional, shpirtëror dhe intelektual”, ka shkruar Rama.

Përndryshe ai i ka falënderuar edhe ndihmëtarët që mundësuan krijimin e kësaj qendre.

“Faleminderit edhe njëherë TIKA_Kosova, Down Sindrome Kosova dhe Shoqata “Autizmi”, që bënë të mundur krijimin e kësaj qendre dhe për mbështetjen tuaj të vazhdueshme. Bashkë, ne mund të ndërtojmë një mjedis ku çdo fëmijë mund të shkëlqejë dhe të ndjehet i dashur”, shkroi Rama.

Të ngjashme