Rama lavdërohet pak: Punime intensive janë duke u zhvilluar në të gjithë Prishtinën

| 29 Qer 2024 | 08:41 | Nga

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është lavdëruar me punët që po bëhen në kryeqytet.

Derisa ka numëruar disa prej këtyre punëve, i pari i Prishtinë ka thënë se punime intensive janë duke u zhvilluar në të gjithë Prishtinën.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ekipet të ndryshme në kryeqytet punojnë pandërprerë.

“Rrugë dhe trotuare më të gjera ?‍♂️, me shumë pemë të mbjella ?, e bëjnë Lagjen e Muhaxherëve më të bukur dhe të qasshme. Punime intensive janë duke u zhvilluar në të gjithë Prishtinën ?. Ekipi punon pa ndërprerje për transformimin e kryeqytetit ?️, duke synuar ta bëjë atë një vend më të mirë për të jetuar dhe punuar”, ka shkruar ai në profilin e tij në “Facebook”.

Të ngjashme