Rama lavdëron qytetarët që mbajnë distancën në treg: Kështu arrihet fitorja

Prishtinë | 11 Pri 2020 | 11:09 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri shqiptar Edi Rama tha se masat e reja për të ruajtur distancën nëpër tregje po japin efekt.

Javën e kaluar pati grumbuj njerëzish në tregun e Kombinatit duke rritur frikën te autoritetet për përhapje të koronavirusit, njofton Klan Kosova.

Por, sot Rama duke postuar disa fotografi se si qytetarët po e zbatojnë distancën e caktuar, tha se ky treg është bërë shembull.

“Ja që s’është punë fashe orare, po thjesht çështje durimi e rregulli. Tregu i Kombinatit sot është kthyer nga sheshi për përsheshin e armikut që ishte të shtunën e shkuar, në një model të shkëlqyer vetëdijeje qytetare për përgjegjësinë e secilit në këtë luftë. Kështu ka vetëm një fund kjo luftë: FITOREN E AFËRT TË SHQIPTARËVE”, ka shkruar Rama.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme