Në mbledhjen e Komitetit Kombëtar të Rindërtimit, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama deklaroi se po përgatitet Ligji i posaçëm për Rindërtimin, i cili ka për qëllim të krijojë një kuadër ekskluziv për të gjitha aspektet që kanë të bëjnë me rindërtimin.
“Do të ketë një program të veçantë buxhetor. 666 familje u janë aprovuar qiratë në Durrës. Janë disa masa të marra në raport me nevojën për përjashtimin nga TVSH-ja për mallrat apo pajisjet ushtarake që shkojnë në zonat e prekura. Nuk ka ende një raport paraprak të dëmeve. Një grup pune i përbashkët i yni po punon. Raporti paraprak në 16 dhjetor, por nga çfarë u tha nga partnerët raportet e tilla kërkojnë kohë”.
“Donacionet, po punojmë për një aplikacion të përshtatshëm që të jetë sa më transparent për të gjithë., një grup pune po merret me këtë gjë. Një draft të parë e kemi gati, por tani po bashkëpunojmë me Komisionin e Ligjeve për ta çuar drejt miratimit. Dosjet e objekteve për rindërtimit, 386 dosje. Në çdo banesë që prekim menjëherë ta fusim në aplikacion, në këtë mënyrë të ndjekim procesin”, deklaroi Rama.