Rama: Marrëdhënia me Vuçiqin nuk ka asgjë tjetër përveç interesit të Shqipërisë dhe rajonit

Prishtinë | 30 Dhj 2023 | 16:34 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, thotë se marrëdhënia me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq është vetëm në interes të Shqipërisë dhe rajonit.

Gjatë fjalës së tij në konferencën e fundvitit me gazetarët, kryeministri Rama ka deklaruar se “në këtë botë duhet folur me të gjithë”.

Marrëdhënia me Presidentin e Serbisë, një marrëdhënie që nuk ka asgjë tjetër perveç interesit të Shqipërisë dhe interesit të rajonit. Qëndrimi ynë ka qenë shumë i qartë dhe nuk ka pasur asnjëherë luhatje, qoftë kur ka qenë rasti për të thënë me zë të lartë se Serbia nuk duhej sanksionuar si rezultat i mossanksionimit të Serbisë, ashtu edhe kur Serbia bëri një akt flagrant kundër të gjithë vlerave evropiane me shpalljen e zisë për kriminelët, si dhe për vetë aktin e terrorit në Banjskë”, ka theksuar Rama.

“Kemi qenë të qartë dhe kemi kërkuar që Serbia duhej sanksionuar dhe Kosovës t’i hiqeshin masat shtrënguese. Këto janë qëndrime që nuk ndryshojnë, kështu që nuk duan të thonë se në ndërpresim lidhjet dhe marrëdhëniet sepse në këtë botë duhet folur me të gjithë”./tvklan.al

Të ngjashme