Rama me 18 shtator viziton ShBA-në

| 10 Sht 2021 | 13:17 | Nga

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të zhvillojë një vizitë në ShBA më 18 shtator.

Sipas Klan News, Rama në këtë vizitë do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme te OKB-së.

Sesioni i 76-të  i Asamblesë së Përgjithshme nis më 14 shtator, ndërsa 22 shtatori është dita e parë e debateve në nivele të larta mes drejtuesve.

Asambleja përfundon më 27 shtator, ditë kur pritet të kthehet dhe kryeministri Rama.

Të ngjashme