Rama para samitit BE-Ballkani Perëndimor: Tri gjëra nuk parashikohen, Zoti, seksi dhe BE-ja

Prishtinë | 05 Qer 2026 | 16:19 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Edi Rama ka komentuar procesin e integrimit të Shqipërisë para samitit mes Bashkimi Europian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor që po zhvillohet në Mal të Zi.

Gjatë deklaratës së tij, Rama theksoi se argumentet që lidhen me rreziqet e zgjerimit të BE-së tashmë i përkasin së kaluarës dhe u bëri thirrje vendeve anëtare të tregojnë më shumë vendosmëri në raport me procesin e anëtarësimit.

“Argumenti i rrezikut ka kaluar, e kemi dëgjuar. Shumë udhëheqës të BE-së janë larguar, unë vazhdoj të jem këtu. BE duhet të ketë guximin që sot të kemi një moment si ai i Helmut Kohl. Ne nuk u themi fëmijëve të qëndrojnë te fqinjët derisa të jenë gati, por i mbajmë në shtëpi”, u shpreh Rama.

I pyetur nga gazetarët se kur pritet të anëtarësohet Shqipëria në BE, kryeministri iu përgjigj me humor, duke thënë: “Zoti, seksi dhe Bashkimi Europian nuk mund të parashikohen”.

Deklarata e Ramës vjen në një moment kur procesi i zgjerimit të BE-së dhe perspektiva europiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor mbeten në fokus të diskutimeve mes liderëve europianë dhe rajonalë.

Të ngjashme