Rama pas takimeve: Faleminderit Italisë për ndihmën e madhe

Prishtinë | 23 Jan 2020 | 15:01 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Edi Rama ka falenderuar Italinë për ndihmën dhe mbështetjen ndaj Shqipërisë pas tërmetit të 26 nëntorit.

Ai sot ishte në Romë ku takoi si kryeministrin italian ashtu edhe ministrin e jashtëm.

“Faleminderit shumë @GiuseppeConteIT @luigidimaio për njerëzimin që ju dallon në sytë e Shqipërisë në këto momente shumë të vështira pas tërmetit nëntorin e kaluar, i cili pa Italinë dhe gatishmërinë tuaj të madhe për të na ndihmuar do të ishte e pakapërcyeshme”, ka shkruar Rama në Twitter, shkruan tch.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme