Rama pas takimit me shefin e NATO-s: Kosova të përfshihet në partneritetin për paqen

Prishtinë | 13 Kor 2022 | 14:11 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, në një konferencë për media pas takimit me shefin e NATO-s Jens Stoltenberg, tha se ka kërkuar që Kosova të përfshihet në partneritetin për paqe.

Rama tha se për shkak të vështirësisë me sigurinë është e rëndësishme që të konsiderohet pozita e Kosovës.

“Pata edhe njëherë shansin të them, nevojën për të konsideruar përfshirjen e Kosovë në partneritetin për paqen. Edhe kohët në të cilat jetojmë në këndvështrim tim është vërtetë e mençur që të konsiderohet” – tha Rama.

Ai theksoi se ndihet krenar që parlamenti i Shqipërisë ishte ndër të parët që miratoi protokollin për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë.

“Ishte një moment historik për aleancën në përgjigje për luftën. Jam krenar që parlamenti shqiptar u bë një prej të parëve për të ratifikuar protokollet e anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë. Qëndrojmë në forcë në solidaritet të plotë me Ukrainën dhe është e padiskutueshme mbështetja jonë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës”.

“Të vazhdojmë bashkëbisedimin tonë për situatën dhe detyrimet që ne kemi në Ballkani Perëndimor që të parandalojmë çdo përshkallëzim dhe çdo ndikim i keq të kthehet në probleme për rajonin tonë. në kapacitetin tonë si vend aleat do të vazhdojmë të luajmë rolin tonë në mbështetje të paqes”.

“Koncepti i ri strategjik thekson rolin e Ballkanit Perëndimor, ne besojmë se është tejet e rëndësishme që të vijojmë një dialog të përhershëm me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe edhe Serbinë që nuk është ende pjesë e aleancës “- tha Rama.

Të ngjashme