Rama për projektligjin për Portin e Durrësit: S’kemi kohë për të humbur

Prishtinë | 09 Nën 2022 | 11:38 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është deklaruar për kalimin me procedurë të përshpejtuar të projektligjit për Portin e Durrësit, ku tha se nuk ka kohë për të humbur.

“Sepse keshtu mendojme ne, sepse ne nuk kemi kohë për të humbur. Kemi më shumë se një vit që negociojmë”.

Me 62 vota pro dhe 20 kundër, është miratohet kërkesa e qeverisë për të kaluar me procedurë të pershpejtuar një projektligj për Portin e Durrësit.

Kalimi me procedurë të përshpejtuar, u kundërshtua nga opozita.

Ndërkohë në Kuvendin e Shqipërisë debatet vijojnë mes kryeministrit Rama dhe deputetëve të opozitës.

Rama shprehet opozita është paguar me para ruse për të rrëzuar qeverinë, shkruan Euronews Albania, transmeton Klankosova.tv.

“Ju jeni ca të mbaruar, të pafytyrë, jeni ca njerëz që nuk keni as fe, as atdhe, as iman sepse çoheni këtu në pikë të sabahut, merrni nëpër gojë dhe akuzoni për pazar një personalitet dhe një kompani nga më të mëdhatë e botës. Po të kishit ju fytyrë, fe dhe atdhem, nuk i bënit Shqipërisë atë që i keni bërë. Jeni paguar me para ruse për të rrëzuar qeverinë e vendit. Më thoni arsyen pse paratë ruse duheshin derdhur në Shqipëri për të rrëzuar qeverinë e vendit tuaj”, theksoi ai.

Të ngjashme